FOTO – Pa distancë, pa maska në autobusin Gjakovë- Prishtinë

E diela pasdite është koha kur linjat e autobusëve që vijnë drejt Prishtinës bartin shumë studentë dhe punëtorë të cilët vijnë për ta nisur një javë të re studimi apo pune në kryeqytet.

Këtë e tregojnë edhe fotografitë që një qytetar i ka dërguar para pak çastesh një qytetar në KALLXO.com.

Fotografitë tregojnë tollovinë e krijuar në njërin nga autobusët që transportojnë udhëtarë nga Gjakova drejt Prishtinës.

Në foto shihet autobusi i stërmbushur me udhëtarë ndërsa udhëtarët qëndrojnë në të pa maska dhe pa kurrfarë distance.

Me vendim të qeverisë, autobusët që transportojnë udhëtarë në linjat ndërurbane duhet të operojnë me 50 përqind të kapacitetit.