FOTO - KALLXO.com - 01.09.2021

FOTO- Nuk respektohet distanca në qendrën e testimit në IKShPK

Në dy javët e fundit, Kosova shënoi numër të lartë të infektimeve me COVID-19. Krahas rasteve pozitive, u rrite edhe numri i vdekjeve.

Sot në hapësirat e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, atje ku qytetarët testohen për COVID-19 nuk u respektua distanca në radhën e cila u krijua nga qytetarët.

Kështu të paktën shihet në një fotografi të cilën e ka dërguar një lexues i KALLXO.com.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, më 31 gusht u regjistruan 11 mijë e 472 testime për COVID-19. Ndërsa, Kosova shënon aktualisht 26 mijë e 886 raste aktive me virusin vdekjeprurës.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

 

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KALLXO.com raportoi sot se qytetarë të shumtë janë duke i furnizuar me ilaçe dhe ushqime familjarët e tyrë që janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së pasi janë të infektuar me COVID-19.

Pamje – Familjarët duke dërguar furnizime në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19