FOTO - Njësiti kundër bombave kontrolloi valixhen e dyshimtë në rrugën "Bill Klinton"

Njësiti special i kundër bombave ka intervenuar në hapjen e valixhës së dyshimtë e vendosur në një pjesë të rrugës në rrugën “Bill Kllinton”.

Ekipi i KALLXO.com që po qëndron në vendin e ngjarjes ka raportuar se në valixhe nuk është hasur në ndonjë mjet shpërthyes përveç rrobave personale.

Kjo valixhe e dyshuar ka qëndruar për dy orë në mes të rrugës “Bill Kllinton”.

Dyshimet se në valixhe mund të gjendet ndonjë mjet shpërthyes ka bërë që ekipet e specializuara të anti-bombave të shkojnë në vendin e ngjarjes për intervenim.

Deri më tani janë kryer edhe disa kontrolla me njësinë e qenve “K-9”.

Për këtë rast KALLXO.com ka biseduar edhe me Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Kllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, ka thënë Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj për KALLXO.com