Foto: KALLXO.com

FOTO: Një biletë për ndeshjen Kosovë- Angli në tregun e zi arrin çmimin 200 euro

Nga ora 16:00 qytetarët kishin mundësinë që përmes aplikacionit Tiks.app të blinin online biletat për ndeshjen futbollistike Kosovë- Angli, e cila do të zhvillohet të dielën e kësaj jave në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Por kjo faqe ashtu siç edhe kishte ndodhur herët e kaluara nuk funksionoi për të gjithë.

Faqja online ishte bllokuar ndërsa, arsyetimi i Tiks.app ishte se ka interesim shumë të madh të njerëzve për të blerë bileta.

Që nga hapja e aplikacionit për të blerë biletat për ndeshjen e së dielës e deri më tani kanë kaluar më shumë se tre orë.

Të shumta kanë qenë ankesat e qytetarëve për mosfunksionimin e aplikacionit.

Kjo ka ndikuar që biletat të dalin në shitje në tregun e zi, ku çmimi për një biletë ka arritur shifrën e 200 eurove.

Gjithashtu janë të shumtë personat që kanë shprehur interesim të shesin bileta, disa edhe më shumë se tetë copë.

KALLXO.com ka kërkuar nga Policia të dijë nëse është duke u hetuar shitja e shpejtë e biletave për ndeshjet futbollistike të kombëtares kosovare por të njëjtit ende nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Më poshtë sjellim disa njoftime të shitjes së biletave në tregun e zi.

Shitja e biletave ne tregun e zi