FOTO- Nisja për Austri e dy të lënduarve pas shpërthimit në Ferizaj

Dy nga të lënduarit nga shpërthimi i një bombole gazi në Ferizaj janë nisur sot në Austri për shërim. 

Të paktën 44 persona kanë mbetur të lënduar pasditen e 5 janarit. 

Katër nga të lënduarit janë nisur gjatë javës për shërim në Turqi pas djegieve nga shpërthimi. 

Familjarët e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj që ndodhi të martën me 5 janar, ishin ankuar  se shteti nuk po arrin të sigurojë trajtimin në Turqi, për të lënduarit që janë në gjendje më të rëndë. 

Më pas, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se pas dërgimit në Turqi të katër të lënduarve nga djegia që pësuan në një lokal në Ferizaj, edhe dy pacientë do të shkojnë për trajtim mjekësor në Austri.