107 kg marihuanë e sekuestruar në terminalin doganor, Foto: Policia e Kosovës

Foto nga vendi ku ishte fshehur droga

Brenda dy rezervuarëve me derivate në një kamion janë gjetur të mbështjella 101 paketime të plastikës me lëndë narkotike të llojit marihuanë.

Policia mëngjesin e sotëm njoftoi se kanë arrestuar një 32 vjeçar shtetas serb dhe kanë sekuestruar 107 kilogramë narkotik të llojit marihuanë në terminalin doganor në Prishtinë.

Siç ka njoftuar edhe policia, kamioni me targa të huaja e cila po barte derivate është ndaluar për kontroll në Terminalin Doganor.

107 kg marihuanë e sekuestruar në terminalin doganor, Foto: Policia e Kosovës

I njëjti kamion të cilin e voziste i dyshuari 32 vjeçar shtetas i Serbisë, M.P., posedonte edhe dy rezervuarë të derivateve ndërsa janë gjetur edhe bunkerë të modifikuar ku në brendi ishin të vendosura 101 paketime me drogë.

Rasti është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Policinë e Kosovës si dhe Dogana e Kosovës.

Policia ka njoftuar edhe se nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë.

Bunkerët e modifikuar brenda rezervuarit të derivateve ku u fshehën 107 kg marihuanë që u sekuestruar, Foto: Policia e Kosovës

Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2500 dinarë.

Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë kurse rasti procedohet për veprime të mëtutjeshme, përderisa vazhdojnë veprimet hetimore nga drejtoria përkatëse.

Kapen 107 kg drogë në një kamion në terminalin doganor në Prishtinë – FOTO