Foto nga droni: Prishtina e mbytur në smog

Edhe këtë vit, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, vazhdon të përballet me ajër të ndotur.

Në fotografitë nga droni, të raportuara sot në KALLXO.com, shihet niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytet.

 

Në lidhje me gjendjen e ajrit në Prishtinë si dhe rrezikun që po i kanoset qytetarëve Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka tërhequr vërejtjen se ndotja e ajrit po e kërcënon shëndetin e popullatës.

Sipas institutit, në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole.

Vlerat e PM 2.5 gjatë dimrit pritet të jenë disa herë mbi vlerat normale.

 

Vendosen ekranet për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit