FOTO: Në Has, kokrra e breshrit sa veza e pulës

Mot i lig ka përfshirë sonte shumë pjesë të Kosovës.

Në disa pjesë të vendit ka rënë edhe breshër i madh, i cili ka shkaktuar dëme në bujqësi, në makina e në objekte të ndryshme.

Një qytetar nga rajoni i Hasit ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi, në të cilat shihen kokrrat e breshrit sa veza e pulës.

Qytetari ka treguar se për shkak të breshrit janë dëmtuar edhe vetura.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.