FOTO: Ndeshet treni me veturën në Lutogllavë të Pejës, dy të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:25 ka ndodhur një aksident në fshatin Lutogllavë të Pejës në mes të një veture dhe një treni të udhëtarëve.

Sipas njoftimit të policisë, vetura e cila ishte duke qarkulluar në aksin rrugor Trestenik – Lutogllavë, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës e kishte goditur trenin në pjesën anësore.

“Nga goditja ne automjetin e udhëtareve shkaktohen dëme materiali si dhe lëndime trupore pësojnë dy  persona, të cilët dërgohen në spitalin Rajonal në Pejë, sipas ekipit mjekësor tё lënduarit janё jashtë rrezikut pёr jetё”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe është duke u hetuar nga Njesiti Rajonal i komunikacionit Rrugor.