Parashikimi i motit

FOTO: Moti në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Të mërkurën parashihet të bie shi në pjesën e parë të ditës, ndërsa dita e enjte do të karakterizohet me mot me vranësira kalimtare dhe me diell.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Të mërkurën parashihet të bie shi në pjesën e parë të ditës, ndërsa dita e enjte do të karakterizohet me mot me vranësira kalimtare dhe me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Era do të vazhdojë të fryjë edhe gjatë ditës  së mërkurë, kryesisht nëpër territore të kufizuara duke arritur shpejtësinë deri 14m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media