(FOTO) Mjekësia ligjore arrin në Gjilan, pritet tërheqja e trupave

Tre kombi të Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë ardhur në vendin e ngjarjes ku do të bëjnë tërheqjen e pesë trupave të vdekur.

Prokuroria e Gjilanit ka bërë të ditur se një police ka vrarë katër anëtarët e familjes së saj dhe në fund veten.

Rasti ndodhi në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, ndërsa zyrtarja policore ka inicialet V.B.

Prokuroria nuk ka njoftuar deri më tani për ndonjë motiv të mundshëm për vrasjen.

\