Mitrovica. Foto: KALLXO.com

FOTO: Mitrovicasit respektojnë “orën policore”

Qytetarët e Mitrovicës po e respektojnë në përgjithësi vendimin për kufizim të lëvizjes së qytetarëve si masë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Orari i kufizimit të lëvizjes, i vendosur nga Qeveria e Kosovës, ka bërë që rrugët e Mitrovicës të boshatisen nga ora 17:00, kur edhe nis kufizimi.

Kjo masë po respektohet edhe në pjesën veriore të qytetit.

Në rrugët e qytetit janë parë vetëm patrulla policore dhe aty-këtu edhe punëtorët e kompanisë së pastrimit.

Numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 106. Sot është regjistruar edhe një rast nga Mitrovica Veriore.

Gazetarja e KALLXO.com ka shkrepur këto foto nga pjesë të ndryshme të qytetit: