Foto: KALLXO.com

FOTO: Pothuajse të gjitha votat e ardhura nga Serbia janë për Listën Serbe

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i rreth 3.000 votave të ardhura nga Serbia.

Monitoruesi i KALLXO.com ka vërejtur se të gjitha votat e një vendvotimi janë për Listën Serbe.

Zyrtarët e KQZ-së këto vota po i numërojnë me doreza në duar pas dyshimeve se këto vota janë të helmuara.

Dyshimet se votat janë të helmuara lindën në Qendrën e verifikimit të votave, kur 26 zyrtarë të KQZ-së u ankuan pasi dëgjuan një erë të rëndë që dilte nga zarfet me vota të ardhura nga Serbia.

Si rezultat, procesi ishte ndërprerë deri më sot, kur këto vota janë bartur për numërim në QNR.

Foto: KALLXO.com

Foto: KALLXO.com

Ndërsa, në shenjë proteste ndaj numërimit të këtyre votave koalicioni Nisma-AKR-PD ka tërhequr sonte vëzhguesit nga QNR.

Sipas këtij koalicioni, këto vota kanë ardhur në mënyrë ilegale në Kosovë dhe se numërimi i tyre e cenon demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Koalicioni Nisma-AKR-PD tërheq vëzhguesit nga QNR

www.kallxo.com