Foto: Vjosa Rexhepi 20.08.2021

(FOTO) Mbeturinat prishin pamjen e bukur të muralit në Ferizaj

Qyteti i Ferizajt njihet për muralet të cilat i japin pamje të bukur qytetit, mirëpo mbeturinat rreth tyre po e shëmtojnë atë.

Sonte në adresën e KALLXO.com ka arritur një fotografi nga një qytetare e kësaj komune e cila shfaq gjendjen shumë të keqe nga mbledhja e pirgut të mbeturinave pranë ndërtesës në qytet ku është edhe një mural i punuar së voni dhe i pranuar mirë nga qytetarët.

Fotografia tregon qartë gjendjen me mbeturinat në këtë komunë, shëmtinë që ato i ka japin qytetit, por edhe rrezikun që paraqesin për përhapjen e infeksioneve.

Foto: Vjosa Rexhepi
20.08.2021

Në anën tjetër, organizata “Let’s do it Kosova” e ka radhitur Ferizajn të parën sa i përketë gjobave të shqituara për ndotësit e mjedisit.

Ferizaj kishte shqiptuar 186 gjoba gjatë periudhës mars – korrik 2021, ndërsa vetëm dje Inspektorati i Mjedisit ka shqiptuar 5,400 gjoba për ndotësit e mjedisit.

KALLXO.com edhe më parë ka raportuar për papastërtit në këtë komunë.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.