FOTO - Mbeturinat në Lagjen Kalabria në Prishtinë

Këto pamje me mbeturina jashtë kontejnerëve janë në Lagjen kalabria në Prishtinë.

Në fotografi shihen pamjet e shëmtuara me grumbuj mbeturinash jashtë kontejnerëve.

Kontejnerë të stërmbushur me mbeturina, e nga ngarkesa e tyre kanë dalë edhe jashtë, është pamja që është parë në disa lagje të kryeqytetit, përveç në Kalabri.

Në anën tjetër, Kompania Rajonale për grumbullimin e mbeturinave ‘Pastrimi’ ka kërkuar nga komuna e Prishtinës dhe Policia të marrin masa për tejmbushjen e kontejnerëve nga kompanitë private.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.