FOTO – Mbeturinat jashtë kontejnerëve në Prishtinë

Pamje të mbeturinave jashtë kontejnerëve janë parë mëngjesin e sotëm, në rrugën “UÇK”, përkatësisht në lagjen e njohur si “Qafa” në Prishtinë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi të bërllokut të shpërndarë në trotuar.

Edhe më herët, KALLXO.com ka raportuar për pamje të Prishtinës së “fëlliqur” nga mbeturinat, me kontejnerë të vjetruar e me pastrim “shkel e shko” të hapësirës rreth tyre.