Ilustrim

(FOTO) Masiv mbeturinash në rrugën e Ferizajt

Trotuari i rrugës “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj, është mbuluar prej së vërteti nga mbeturinat, të cilat kalojnë lartësi mbi një metër, janë të shpërndara mbi gjithë gjerësinë e trotuarit dhe kalojnë edhe në rrugë.

Andejpari, nuk mund të kaloj duke ecur asnjë qytetar. Ata qytetar që duhet të kalojnë në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj, përveç që nuk do mund të ecin lirshëm, do të përballën me një pamje të shëmtuar të krijuar nga grumbull masiv i mbeturinave.
Në këtë pjesë të qytetit askush nuk është përkujdesur të largoj mbeturinat dhe si pasojë e kësaj janë mbushur kontejnerët dhe mbeturinat kanë dalë jashtë tyre duke e zaptuar gjithë hapësirën përreth.

Kjo rrugë gjendet përballë Spitali Rajonal të Ferizajt, dhe për këtë KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorit e spitalit, Jeton Zeqiri. Ai ka thënë se këto mbeturina nuk janë hedhur nga institucioni që ai drejton, meqë shton se mbeturinat e spitalit i gjuajnë mbrapa objektit dhe jo në trotuar.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga kjo rrugë përmes së cilës shihen mbeturinat:


Në lidhje më këtë rast KALLXO.com është munduar të kontaktojë edhe me zyrtarët komunal për të parë nëse kanë plan konkretë për pastrimin e mbeturinave në këtë pjesë të qytetit por të njejtët nuk ishin të qasshëm.

KALLXO.com edhe më parë ka raportuar për papastërtit në qytetin e Ferizaj.

Ferizaj vendi ku mbeturinat ‘bëjnë strofull’

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.