(FOTO) Masat e reja, kolona e pritje të gjata për të hyrë në Kosovë nga Shqipëria

Masat e reja të Qeverisë kundër COVID-19 po vazhdojnë të shkaktojnë kolona të gjata të automjeteve edhe sot në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Të gjithë qytetarëve që vijnë në Kosovë po detyrohen që të paraqesin dëshmi të vaksinimit apo teste negative jo më të vjetra se 72 orë.

E këto procedura kanë shkaktuar radhë kilometrike në pikën kufitare Vërmicë-Morinë.

Në redaksinë e KALLXO.com kanë arritur disa fotografi nga atje.