Lake Batllava, March 31, 2021. Photo: Municipality of Podujeva

FOTO: Liqeni i Batllavës i mbytur nga mbeturinat 

Është pothuajse e pabesueshme sa shumë mbeturina ka në liqenin e Batllavës. Ndotja e këtij liqeni, është e dëmshme në shumë nivele, ndërsa tregon qartë moskujdesin qytetar në radhë të parë por edhe të institucioneve që kanë nën kompetencë mirëmbajtjen e ambientit.

Për të zbutur sado pak këtë gjendje, të cilën e shihni në foto e siguruara nga KALLXO.com, sot është ndërmarrë një aksion për largimin e mbeturinave në liqenin nga i cili furnizohen me ujë numër i madh i qytetarëve të disa komunave.

Mbeturinat të cilat kishin kapluar Liqenin e Batllavës është tentuar të largohen sot në aksionin e marrur nga Komuna e Podujevës dhe kompania “Batllava.”

Komuna e Podujevës ka njoftuar se pastrimi është bërë nga diga-muri deri në zonat tjera përgjatë të liqenit.

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi i ka bërë thirrje vizitorëve që vijnë për rekreacion që përkujdesen më shumë për mbrojtjen e kësaj hapësire.

“Apeloj te të gjithë ata që vijnë ta vizitojnë dhe shfrytëzojnë për pushim e rekreacion këtë ambient të bukur, që ta ruajnë dhe mbrojnë nga ndotja”, ka thënë ai.

Në aksionin e pastrimit ishin angazhuar anëtarë të SH.P.S.R. “Batllava”, punëtorë të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, nxënës të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” dhe qytetarë.

Pastrimi i Liqenit të Batllavës nga mbeturinat; FOTO: Komuna e Podujevës
Pastrimi i Liqenit të Batllavës nga mbeturinat; FOTO: Komuna e Podujevës
Pastrimi i Liqenit të Batllavës nga mbeturinat; FOTO: Komuna e Podujevës