Foto: KALLXO.com

(FOTO) Largohet druri i rrëzuar në lagjen "Pejton"

Organet kompetente kanë copëtuar dhe janë duke e larguar drurin, i cili u rrëzua për shkak të erërave të forta në lagjen ‘Pejton’ në kryeqytet.

Druri afër rrënjëve të tij ka dëmtuar një veturë, ndërsa me trungun dhe degët ka zënë dy qytetarë, njëri prej të cilëve ka vdekur, e tjetra ka pësuar lëndime, për çka po trajtohet në QKUK.

Degët kanë dëmtuar edhe një veturë tjetër që ishte duke lëvizur në rrugë.

 

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com

 

 

Sipas fotografive shihet se vetura është larguar, ndërsa tani po largohet edhe druri.

Sot në Kosova ka pasur reshje shiu të cilat janë shoqëruar me erëra të forta të cilat kanë shkaktuar rrëzim të drunjëve si dhe prishje të rrjetit të energjisë elektrike në disa komuna.

Dyshohet për një të vdekur nga rrëzimi i lisit në Prishtinë