Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

FOTO – Kuvendi i Kosovës bëhet me mini-parking të biçikletave

Kuvendi i Kosovës tashmë e ka një parking të vogël për ata që ngasin biçikleta.

Kështu ka njoftuar deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, përmes një publikimi në Facebook.

Pacolli ka lënë të kuptohet se ajo sot ka shkuar në punë me biçikletë.

“Tani kemi një parking modest për biçikleta në oborrin e Kuvendit të cilin mund ta përdorin edhe deputetët tjerë.  Të kontribuojmë secili nga pak.  Më pak vetura në rrugë e më shumë biçikleta për qytet më të pastër”, thuhet mes tjerash në publikimin e saj.

Foto: Fitore Pacolli/ Facebook
Foto: Fitore Pacolli/ Facebook