(FOTO) Kryeministri e Kryetarja e Kuvendit ngrisin flamurin për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Flamuri i Kosovës është ngritur sot në mënyrë ceremoniale në prani të Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarës së Kuvendit të Kosovës.

Dy liderët në mungesë të Presidentit Hashim Thaçi kanë nisur aktivitetin e parë për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe disa nga ministrat e qeverisë Kurti.

Më poshtë gjeni fotografitë dhe video nga ceremonia e ngritjes së flamurit:

Menjëherë pas kësaj ceremonie, Kryetarja e Kuvendit së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hoti dhe disa prej ministrave në qeverinë Kurti kanë bërë nderime edhe te shtatorja e ish- Presidentit Ibrahim Rugova.