FOTO: Kontejnerët, "të vegjël" për grumbullin e mbeturinave në një lagje të Prishtinës

Në këtë kohë pandemie kërkesa kryesore ngaiInstitucionet e Kosovës ka qenë që të mbahet pastërtia personale dhe e rrethit ku jetojmë.

Edhe pse një gjë e tillë është përsëritur vazhdimisht, si duket ky apel nuk ka vlejtur për një pjesë të lagjes e njohur si “Te Pishat” në Prishtinë.

Banorët në atë pjesë me të dalë në rrugë hasin në bërllogun e grumbulluar, edhe pse janë katër kontejnerë.

Nga fotografitë e dërguara nga një qytetar në KALLXO.com shihet se mbeturinat kanë mbushur hapësirat e kontejnerëve, dhe kanë depërtuar jashtë tyre kështu duke krijuar papastërti.

 

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.