FOTO - Kontejnerët s'e zënë bërllokun e shpërndarë në lagjen 'Aktash' në Prishtinë

Pesë kontejnerët të cilët janë të vendosur në lagjen “Aktash: në kryeqytet janë stërmbushur nga mbeturinat.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga rruga “Ali Pashë Tepelena”, që tregojnë gjendjen nga bërlloku sot (e hënë).

Në pamje shihet se për shkak të ngarkesës, mbeturinat janë hedhur edhe në trotuar. Kësisoj, kjo gjendje vështirëson edhe qarkullimin e qytetarëve.

Këta kontejnerë janë të vendosur afër trotuarit dhe rrugës ku kalojnë automjetet.

Këto janë fotografitë që kanë arritur në KALLXO.com: 

 

 

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.