Kontejnerët e stërmbushur në Veternik/ Foto: KALLXO.com

FOTO - Kontejnerë të stërmbushur me mbeturina në Veternik

Pamje të mbeturinave të shumta janë parë mëngjesin e sotëm, brenda dhe jashtë kontejnerëve në rrugën “Shkupi” në Veternik.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihet grumbull i mbeturinave në lagjen e Prishtinës.

Edhe më herët, KALLXO.com ka raportuar për pamje të Prishtinës së “fëlliqur” nga mbeturinat, me kontejnerë të vjetruar e me pastrim “shkel e shko” të hapësirës rreth tyre.

Hedhja e mbeturinave në Kosovë në vende joadekuate është e dënueshme.