FOTO: Klina e boshatisur

Dy ditë më parë territori i komunës së Klinës është izoluar për shkak të coronavirusit.

Qyteti i Klinës sot është pothuajse i boshatisur.

Fotot e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar tregojnë për lëvizje shumë të rralla të qytetarëve nëpër qytet.

Pothuajse të gjitha bizneset janë të mbyllura, me përjashtim të një supermarketi që sot paradite ka hapur dyert.

Në rrugët e qytetit shihen shumë pak qytetarë duke lëvizur.

Në foto shihet edhe Komuna e Klinës. Një zyrtar është duke shkuar drejt hyrjes së Komunës.

Kurse, në hyrje të QKMF-së shihet një tendë e vendosur.