FOTO: Kjo është gjendja e tualeteve në shkollën 'Shaban Spahija' në Pejë

Në shkollën e mesme teknike “Shaban Spahija” në komunën e Pejës në fund të korridorit gjenden tualetet e kësaj shkolle.

Gjendja nëpër tualete nuk është “për msysh”.

KALLXO.com ka qenë më 07.10.2021 në këtë shkollë për të parë për së afërmi gjendjen e tualeteve.

Në pjesën e tualetit për vajza ka sapunë mirëpo mungon letra higjienike, pastërtia është në gjendje të mirë, e njëjta situatë nuk është edhe në pjesën e burrave.

07.10.2021
KALLXO.com

Sapo të hyni në tualetin e destinuar vetëm për gjininë mashkullore të bien në sy dyert e thyera e era e rëndë nga papastërtia.

Për më tepër se një vit, sa vendi është duke u ballafaquar me infeksionin COVID-19 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike vazhdimisht ka bërë thirrje që të mbahet higjiena personale, mirëpo një gjë e tillë nuk do të mund të zbatohet nga nxënësit e kësaj shkolle pasi që në tualetin për meshkuj ka mungesë të sapunit e letrës higjienike.

07.10.2021
FOTO:KALLXO.com
07.10.2021 FOTO:KALLXO.com
07.10.2021 FOTO:KALLXO.com
07.10.2021 FOTO:KALLXO.com
07.10.2021 FOTO:KALLXO.com


07.10.2021
FOTO:KALLXO.com

Në lidhje më këtë KALLXO.com ka adresuar pyetje në drejtorin e arsimit në këtë komunë, të cilët thonë se drejtori e arsimit ka pranuar kërkesë më 14 shtator të këtij viti për nyjet sanitare në këtë shkollë dhe se kanë kontraktuar operatorin për nyje sanitare.

“Ne si Drejtori e Arsimit çdo fillim vit shkollor kërkojmë nga Shkollat të na i përcjellin kërkesat për rregullime dhe renovime të nevojshme, e që në rastin konkret nga Shkolla e mesme e lartë Teknike “Shaban Spahija” kemi pranuar kërkesë me datë 14.09.2021 për nyje sanitare .Në kemi kontaktuar me operatorin për nyje sanitare i cili ka kërkesat e të gjitha shkollave dhe është duke i përfunduar punët me radhë”, thuhet në përgjigje.

Ndërsa sa i përket furnizimit me artikuj higjienik kontrata e re është nënshkruar më datën 10 shtator të këtij viti, dhe sipas drejtorisë së arsimit shkollat janë duke u furnizuar me artikujt e nevojshëm.

“Drejtoria e Arsimit funksionin në bazë të kërkesave nga Drejtorët e Shkollave të cilët janë përgjegjës për raportime me kohë andaj të gjitha vonesat janë përgjegjësi e menaxhmentit të shkollës”, thuhet tutje në përgjigje.

KALLXO.com muajin e kaluar ka vizituar QKMF-të në 29 komuna në nivel vendi dhe ka raportuar për gjendjen e tualeteve në këto qendra, gjithashtu më 15 korrik të këtij viti gjithashtu ka raportuar për papastërtitë në tualetet e QKUK-së.

Gjendja skandaloze është edhe nëpër tualete të QKUK-se për të cilat ka raportuar KALLXO.com.

 

Pamje skandaloze nga klinikat e QKUK-së