FOTO - Kështu do duket 'Parku i aventurave' në Gërmi

Në nëntor të vitit të kaluar u nis debati mbi mbrojtjen e parkut nacional “Gërmia”, kjo si shkak i qarkullimit të idesë se Komuna kishte për qëllim të bëjë një park të ngjashëm si ai në Pejë.

Ky park pritet të përfshijë rreth 70 ari me disa sfida që janë të ngritura prej tokës, me shteg të ecjes që nuk do dëmtojë bimësinë e parkut. Shtrirja e tij parashihet të jetë nga Butovci në drejtim të Gërmisë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se Gërmia është e mbrojtur me ligj dhe nuk ka rrezik që këto punime të dëmtojnë natyrën, Parku “Gërmia” sipas tij bën pjesë në kategorinë e gjashtë, ku futen peizazhet e mbrojtura.

Kurse, sipas Drejtorisë së Kulturës, ky është projekt i Komunës së Prishtinës dhe nuk është kontest me ‘Swiss Contact’ dhe organizatave për mbrojtje të natyrës.

Marrëveshja është nënshkruar në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Sport-Marketing, me një bashkëfinancim prej 240 mijë euro.

Sipas Argjentina Grazhdanit nga Swiss-Contact, punimet për këto aktivitete pritet të fillojnë në periudhën shkurt-mars 2021, varësisht nga kushtet klimatike.

Sipas studimit të fizibilitetit, kompania “Koren Sports”, e cila është licencuar për të realizuar projekte në natyrë, e që janë miqësore me ambientin, ka përzgjedhur lokacion pre 70 ari për këto elemente.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kulturës dhe zonja Grazhdani nga Swiss-Contact, Parku i Aventurave do të ndërtohet duke përdorur metoda speciale të instalimit në drurë, në këmbë që siguron që të gjithë drunjtë të mbeten të paprekur.

Pajisjet do të instalohen në përputhje me standardet Evropiane EN 15 567-1; 2015 dhe 15 567-2; 2015 dhe do të jetë e përshtatshme për pjesëmarrës të moshës mbi 4 vjeçare.

Vizitorët do të jenë të fokusuar tek hyrja, biletaria, pranë rrugës kryesore të asfaltuar, pranë së cilës do të ketë ulëse druri dhe take away (mere me vete) kafe për prindërit që presin fëmijët e tyre.

Tutje sipas Drejtorisë së Kulturës, meqenëse të gjitha sfidat janë të ngritura lartë prej tokës vizitorët nuk do të shkelin bimësinë dhe nuk do të shkatërrojnë biodiversitetin e kësaj pjese të Gërmisë.

Të gjitha shtigjet që do të ndërtohen në këtë pjesë do të orientojnë vizitorët për të qenë të fokusuar në fillim dhe jo përgjatë krejt shtrirjes së parkut, në këtë mënyrë duke menaxhuar dhe duke mos lejuar qarkullim në pjesët e thella të Gërmisë.

Nga Komuna theksohet se Parku nuk do ketë nevojë për mirëmbajtje 10 deri 15 vite, pas kësaj periudhe duhet të vlerësohen intervenimet që duhet të bëhen dhe nëse ka nevojë për intervenime.

Parku do jetë në menaxhim të Ndërmarrjes Publike “Sportmarketing”

Kështu do duket ‘Parku i aventurave’ në Gërmi:

Parku i aventurave
Parku i aventurave
Parku i aventurave
Parku i aventurave
Parku i aventurave
Parku i aventurave
Parku i aventurave

Llojet e kurseve dhe moshat:

Parku i aventurave