Foto: Urim Krasniqi

FOTO - Kështu duken anëtarët e ekipeve lëvizëse që u mundësojnë votimin personave me COVID-19

Po mbahen sot zgjedhjet në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut. Këto zgjedhje të planifikuara të mbaheshin në mars janë shtyer për shkak të pandemisë COVID-19.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi të ekipeve lëvizëse të KQZ-së të cilët do te shkojnë në shtëpitë e personave të izoluar të cilët janë të dyshuar apo të rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas KQZ-së në Mitrovicën e Veriut janë 21 persona të cilët do të votojnë por janë në izolim dhe për votim do të vizitohen nga ekipa lëvizëse e KQZ-së.

“Në komunën e Podujevës janë kontaktuar rreth 500 persona dhe pothuajse gjysma e tyre kanë shprehur vullnetin për të votuar përmes ndonjërit nga ekipet lëvizëse, ndërsa në komunën e Mitrovicës së Veriut nga kontakti me 21 persona, shumica prej tyre kanë aprovuar shërbimin e KQZ-së”, ka thënë për KALLXO.com, zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi.

“Të gjithë personat të cilët janë kontaktuar nga Komisionet Komunal të Zgjedhjeve të këtyre dy komunave, i takojnë listës zyrtare të cilën e kemi pranuar”, shtoi Elezi.