FOTO - Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia në Kijevë dhe Lipjan

Dogana e Kosovës ka njoftuar se oficerët doganor kanë ushtruar bastisje në dy lokacione të dyshuara për posedim të mallrave të kontrabanduara.

Me saktësisht njësitet antikontrabandë kanë ushtruar kontroll në Kijevë të Klinës dhe Lipjan dhe me këtë rast thuhet se është hasur në mallra pa dokumentacion të prejardhjes, rrjedhimisht i kontrabanduar nga Serbia.

Në lokacionin e parë janë gjetur 550 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia, derisa në lokacionin e dytë janë gjetur rreth 800 litra pije “Coca Cola” me origjinë nga Serbia.

Mallrat janë sekuestruar dhe rastet janë referuar në procedurë kundërvajtëse.