FOTO - Kallashnikovi mbetet në mes të rrugës në Prishtinë

Një armë automatike ka mbetur në mes të rrugës në lagjen Mati 1 në Prishtinë ku kanë mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për rastin, por Gazetari i KALLXO.com raporton se ka parë disa persona të shtrirë në rrugë.

Kalimtarë të rastit kanë sqaruar se ka pasur të shtëna me kallashnikov.

E një kallashnikovë është parë në mes të rrugës ku ka ndodhur rasti.