Armet e sekuestruara në aksionin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, Foto: PS

FOTO - Kallashnikovët që u sekuestruan në aksionin e Policisë dhe Prokurorisë Speciale

20 kallashnikovë janë sekuestruar gjatë një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës nën urdhrat e Prokurorisë Speciale të dielë që lamë pas.

Përveç kallashnikovëve, policia kishte sekuestruar edhe 20 karikatorë të këtyre armëve automatike, dy vetura, disa telefona e disa dokumente të cilat do të trajtohen gjatë ditëve e javëve në vijim për hetim të rastit për të cilin u zhvillua aksioni policor.

Pesë persona po dyshohen për trafikim me armë ndërsa bastisjet dhe operacioni u zhvillua në pesë lokacione, më saktësisht në Prishtinë dhe Mitrovicë Jugore.

Armet e sekuestruara në aksionin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, Foto: PS
Armet e sekuestruara në aksionin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, Foto: PS
Armet e sekuestruara në aksionin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, Foto: PS

Pesë të arrestuarit sipas Prokurorisë Speciale po dyshohet si grup i rrezikshëm kriminal.

Ndaj tyre janë ngritur dyshimet se kanë kryer veprat penale pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal si dhe import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse.

Këtyre veprave penale u shtohet edhe ajo e mbajtjes në posedim të armëve pa leje.

Armet e sekuestruara në aksionin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, Foto: PS

Pesë të arrestuarit kanë inicialet, S. S., S. S., E. Xh., Sh. D. dhe Sh. J.

Me vendim të prokurorit kompetent pesë të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.