(FOTO) Kadri Veseli hyn në Kuvend

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i saj, Kadri Veseli ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Veseli është parë i shoqëruar me deputetë të tjerë të PDK-së.

Për pak minuta pritet të nisë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për sot në orën 15:00.

Në legjislaturën e shtatë të Kuvendit, PDK-ja do të jetë në opozitë, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, në të cilat është renditur e treta pas Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli në dy mandatet e kaluara ka qenë kryetar i Kuvendit.