FOTO: Istog, shpërthen zjarri në deponinë gjigante të bërllokut ku ka edhe kafshë të ngordhura

Banorë të fshatrave të Istogut janë duke përjetuar momente të tmerrshme. Kjo për shkak të kundërmimit dhe tymit që vjen nga deponia gjigante e mbeturinave në fshatin Tyqep.

Më së keqi po e pësojnë ata që kanë shtëpitë më afër deponisë.

Banorët thonë se me një situatë të tillë të kundërmimit e tymit po përballen tash e tre muaj.

“Afër 3 muaj nuk është ndal tymi asnjë ditë. Çdo mëngjes deri në mbrëmje kemi tym nëpër oborr edhe nëpër dhoma të gjumit. Nga tymi i mbeturinave po vuajnë banorët e fshatit Tyqep, ku edhe është deponia e tani vazhdon Kerrninë, Bellopojë, Veriq e deri në Gurrakoc”, ka thënë për KALLXO.com Rrezart Geci, banor i kësaj zone.

Në fotot e dërguara nga Geci shihet një deponi shumë e madhe, ku ka gjithfarë mbeturinash, e madje edhe kafshë të ngordhura.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.