FOTO: KALLXO.com
Foto - I dyshuari që theri me thikë katër persona në Ferizaj në vendin e krimit
11.11.2024 - 20:26
Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për plagosjen me thikë të katër kalimtarëve të rastit në Ferizaj.
Dy prej të plagosurve janë të mitur e dy të moshës madhore.
Njëra prej vajzave, rreth 10-vjeçare, është në rrezik për jetën, ka thënë për KALLXO.com drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla.
Tre prej të plagosurve pasi janë trajtuar fillimisht në Emergjencë në Ferizaj janë sjellë në QKUK.
KALLXO.com ka siguruar pamje, në të cilat shihet i dyshuari në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, aty ku kreu një pjesë të krimit.
Sipas Policisë, i dyshuari që është arrestuar është E.S. rreth 59-vjeçar.
Aliu u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.