Foto: FSK

FOTO: Humnera në Kaçanik ku u gjet i vdekur sot një person

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipi i Kërkim Shpëtimit në male i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë tërhequr trupin e një personi pa shenja jete.

Sipas njoftimit, viktima ka vdekur pas një aksidenti në aksin rrugor Kaçanik -Hani i Elezit.

Viktima i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjeshme.

KALLXO.com gjatë ditës së sotme raportoi se në Kaçanik një person është gjetur i vdekur.

Policia e Rajonit të Ferizajt ka bërë të ditur se viktima kishte rënë në humnerë me veturën e tij tre ditë më parë.

“Më datën 15.01.2021 rreth orës 18:00,në magjistralen Hani i Elezit -Kaçanik te vendi i quajtur Ura e Kashanit, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet ku e përfshirë ka qenë vetëm një automjet i udhëtarëve e markës Suzuki Vitara”, thuhet në njoftimin e Policisë.