FOTO: Grumbull qytetarësh në autobusin e linjës Ferizaj – Prishtinë

Qeveria e Kosovë dje ka dal me një sërë vendimesh për parandalim të përhapjes së pandemisë SARS-CoV-2.

Pika 32 e vendimeve të Qeverisë thotë “Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri 50% kapaciteteve”.

Mirëpo një gjë e tillë nuk është duke u përfillur në njërin nga autobusët e linjës Ferizaj – Prishtinë.

KALLXO.com ka siguruar një fotografi në të cilën shihet se autobusi është duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet madje sipas raportuesit përveç se janë të mbushura të gjitha ulset në autobusë disa prej qytetarëve kanë qëndruar edhe në këmbë.


Grumbuj qytetarësh në autobusin Ferizaj – Prishtinë.
06.04.2021

Vendi është duke u ballafaquar me numër të lart të të infektuarve me COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 14,284 raste aktive me coronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 94,167 dhe 1,926 persona me infeksion kanë vdekur.