Mbeturina ne kampusin e Universitetit te Prishtines

FOTO: Grumbull mbeturinash para Fakultetit Filologjik

Kontejnerët në kampusin e Universitetit të Prishtinës janë stërmbushur me mbeturina.

KALLXO.com ka siguruar fotografi ku shihet grumbullim i madh i mbeturinave të cilat kanë rënë edhe ne tokë si pasojë e mos zbrazjes së kontejnerëve.

Vlen të theksohet se kjo gjendje është në qendër të kryeqytetit dhe është zonë ku ka qarkullim të vazhdueshëm të studentëve dhe qytetarëve tjerë që përdorin kampusin si rrugë lidhëse.

Gjithashtu tash e disa ditë në këtë pjesë janë duke u kryer punime në rikonstruktim të një pjese të Fakultetit Filozofik gjë që mund të ketë shkaktuar numër më të madh të mbeturinave.

Mbeturina ne kampusin e Universitetit te Prishtines

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.