FOTO: Grumbull i madh i njerëzve para postës në Prizren

Një grumbull i madh i njerëzve janë mbledhur para postës në Prizren, duke shkelur masat e Qeverisë për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Në disa fotografi vërehet një numër i madh i njerëzve që presin me rend për të marrë shërbime në Postë, duke rrezikuar shëndetin publik.

Me vendim të Qeverisë është i  ndaluar grumbullimi i qytetarëve më shumë se pesë persona në sheshe publike, si dhe janë ndaluar tubimet publike, përfshirë edhe ahengjet familjare private.