(FOTO) Grumbuj njerëzisht në tregun e Mitrovicës së Veriut, s’ka respektim të masave antiCOVID

Përkundër masave të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjës së infeksionit COVID19, ato nuk po përfillen edhe nga qytetarët e Kosovës në qytetin e Mitrovisës së Veriut. KALLXO.com, ka siguruar disa foto nga tregu i këtij qyteti, ku shihen numër i madh i qytetarëve dhe zhvillim i papenguar i aktivitetit në treg, ndonëse kjo është e ndaluar me masat qeveritare.

Në kohën sa KALLXO.com ndodhej në hapësirat e këtij tregu, nuk është parë asnjë inspektor apo edhe polic për të vënë në zbatim masat qeveritare.

Më poshtë, po u sjellim disa foto që dëshmojnë mesrespektimin e masave nga qytetarët e Mitrovicës së Veriut.