(FOTO) Gjysmë ore para fillimit të orës policore - kolona të gjata në Prishtinë

Kolonë e gjatë me automjete është krijuar në Prishtinë, rreth gjysmë ore para së të fillojë “ora policore”.

Sipas disa fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com shihen automjete të shumta përgjatë rrugës “Eqrem Qabej” në kryeqytet.

Kufizimi i qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve fillon në orën 17:00 deri në orën 06:00, për shkak të situatës pandemike. Qytetarëve po u bëhet vazhdimisht apel që edhe në kohën kur lejohet lëvizja, të qëndrojnë në vendbanimet e tyre, si masë mbrojtëse nga COVID-19.

Ky vendim i Qeverisë Kurti është konsideruar “jo-kushtetues” nga Gjykata Kushtetuese dhe është në fuqi deri më 13 prill.

Në anën tjetër edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar përmes një komunikate për media.

“Shumë njerëz në qytet! Relaksim i panevojshëm që mundet me na kushtu shtrenjtë më vonë”, ka thënë Ahmeti.

Këto janë fotografitë e dërguara në KALLXO.com