FOTO: Gjilan, hëngrën e pinë, mbeturinat i hodhën në shesh

Për shkak të pamundësisë për të pirë pije në kafene e restorante, gjë që është ndaluar me vendim nga institucionet qeveritare për të parandaluar përhapjen e COVID-19, qytetarët po e shfrytëzojnë të drejtën për të marrë pijet me vete dhe për t’i pirë në hapësira publike.

Mirëpo, disa qytetarë e kanë keqpërdorur këtë mundësi, pasi që siç tregojnë fotot nga Gjilani, pasi i kanë pirë kafetë dhe pijet e tjera, ata i kanë hedhur tasat dhe shishet aty ku kanë qenë të ulur, në sheshin e qytetit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com foto nga sheshi i Gjilanit ku shihen përplot mbeturina të pijeve dhe ushqimeve.

Gjatë javës së kaluar Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbyllet gastronomia dhe qendrat tregtare si masë për të zvogëluar numrin e të infektuarve nga COVID-19.

Gastronomia është lejuar të punojë vetëm në mënyrën ‘merr me vete’, ndërsa ora policore është vendosur nga ora 22:00.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari nga Gjilani: