(FOTO) Gjendet drogë në rrobat e një të burgosuri në Dubravë

Drogë ishte gjetur mëngjesin e sotëm në rrobat e njërit nga të burgosurve në Dubravë. Rrobat ia kishin sjellur familjarët.

Në njoftimin e shërbimit korrektues thuhet se  gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve  më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e substancës narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar duke u shpërndarë nëpër pjesë të brendshme të rrobës.

SHKK ka thënë se menjëherë pasi kanë hetuar një veprim të tillë kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale.

“I burgosuri i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa sa i përket familjarit të dyshuar për rastin është njoftuar policia”, thuhet tutje në njoftim.