FOTO - FSK në bashkëpunim me KFOR-in amerikan asgjësojnë bombën 907 kg

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për një operacion të suksesshëm të shkatërrimi të bombës 907 kilogram të cilën e kanë gjetur në fshatin Merdare.

Sipas FSK-së operacioni në bashkëpunim em KFOR-in amerikan është përmbyllur me sukses pas 14 orësh.

“Ekipet e EOD-së së FSK-së në bashkëpunim me Ekipin e EOD-së së KFOR-it Amerikan kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 (907 kg) e gjetur gjatë deminimit në fshatin Merdare, operacioni është mbyllur me sukses pas 14 orësh punë dhe bomba nuk paraqet rrezik më për qytetarët e Republikës  së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas FSK-së shkatërrimi është bërë në ambiente të kontrolluara dhe sipas kushteve dhe standardeve më të larta të sigurisë.

“Forma e shkatërrimit të bombës ishte shpërthim me fuqi të ultë ku është ruajtur shumica e trupit, që do të përdoret në të ardhmen për trajnime të pjesëtarëve në këtë fushë”, thuhet tutje.

Kompania e Deminimit e FSK-së është shprehur e përkushtuar të punoj për të krijuar një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.