FOTO - Forca të shtuara të KFOR-it afër Urës së Ibrit

Forca të shtuara të Misionit Paqeruajtës të udhëhequr nga NATO, KFOR janë parë paraditën e së mërkurës, më 22.01.2025, afër Urës së Ibrit që i ndan Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut.

Sipas zyrtarëve në terren kjo është vizitë e thjeshtë, e cila bëhet vetëm gjatë ditës së sotme.

“Është një vizitë e thjeshtë. Do të zgjasë vetëm sot dhe nuk ka të bëjë me Urën e Ibrit.” – thanë zyrtarët e KFOR-it.

Ndërsa zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani tha se nuk ka informacione  se pse janë parë forcat e shtuara të KFOR-it në këtë pjesë.

“Përndryshe situata e sigurisë në Veri nuk ka ndryshuar. Vazhdon të jetë e qetë, por delikate.” – tha ai.

 

Ndryshe, më 19.01.2025, ushtarë italianë kanë mbërritur në Kosovë për të përforcuar praninë e Misionit Paqeruajtës, të udhëhequr nga NATO.

Sipas njoftimit të KFOR-it, dislokimi i këtyre trupave është i përkohshëm.

Ushtarë italianë vijnë në Kosovë për të përforcuar praninë e KFOR-it