FOTO: Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Pejë

Që nga mëngjesi i sotëm e deri në mesditë, erëra të forta kanë fryrë në Pejë duke shkaktuar masë të madhe pluhuri dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Muaj më parë një erë e fortë shkaktojë dëme të mëdha në Pejë dhe fshatrat për rreth.

Si pasojë e tyre kulmi i shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri” në Pejë ishte shembur i tëri.

Për sajimin e dëmeve qeveria Kurti kishte ndarë rreth 433 mijë euro, ku pjesa më e madhe e këtyre shumave ishin ndarë për shkollat e dëmtuara të Pejës.

KALLXO.com sjell disa fotografi nga dëmet e shkaktuara nga erërat e sotme në Pejë:

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.