FOTO: Erërat e forta rrëzuan një pjesë të minares në Obiliq

Erërat e forta dhe stuhitë e shiut që kanë përfshirë mbrëmë pjesë të ndryshme të Kosovës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi, ekonomi e infrastrukturë.

Si pasojë e erërave të forta mbrëmë është rrëzuar edhe një pjesë e minares së xhamisë në fshatin Breznicë të Obiliqit.

Komuna e Obiliqit ka njoftuar edhe për dëme në bujqësi, infrastrukturë e në objekte banimi.

Këto janë fotot e minares të dëmtuar nga stuhia e mbrëmshme.