Foto: KALLXO.com/ Gilad Sade

Foto ekskluzive nga Qendra me vota të helmuara

Nga një materie që po dyshohet të jetë ndonjë lloj helmi sot janë helmuar 26 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor për verifikimin e votave të sjella nga jashtë.

Nga këta persona, 9 kanë kërkuar trajtim në QKUK. Në mesin e tyre janë edhe dy gra shtatzëna.

Incidenti, sipas monitorueses së KALLXO.com ka filluar në momentin kur ka nisur hapja e zarfeve me votat e sjella nga Serbia.

Të pranishmit kanë ndjerë një kundërmim, pas të cilit te disa janë shfaqur shenja sikur nga ndonjë alergji: skuqje në fytyrë, kruarje në duar, temperaturë e vështirësi në frymëmarrje.

Nuk ka vonuar dhe drejtuesi i operacionit, Besnik Buzhala, ka urdhëruar ndërprerjen e procesit të verifikimit.

Disa prej të prekurve kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare afër, e disa janë transportuar në QKUK.

Shumë shpejt kanë ardhur edhe njësitë e Policisë, përfshirë edhe Specialët, ndërsa rastin po e heton Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Procesi i verifikimit të votave nga Serbia është ndërprerë deri të sqarohet nga organet përkatëse se për çfarë është fjala.

Të gjithë personat që ishin të pranishëm në Qendrën e verifikimit të votave, rreth 30, janë marrë në pyetje dhe atyre u janë ndaluar telefonat për procedurat hetimore.

KALLXO.com ka siguruar foto ekskluzive nga Qendra për verifikim të votave nga bashkëpunëtori ynë, Gilad Sade.

Foto: KALLXO.com/ Gilad Sade
Foto: KALLXO.com/ Gilad Sade
Foto: KALLXO.com/ Gilad Sade
Foto: KALLXO.com/ Gilad Sade
Foto: KALLXO.com/ Gilad Sade
Foto: KALLXO.com/ Gilad Sade
Foto: KALLXO.com/ Gilad Sade
Foto: KALLXO.com/ Gilad Sade