(FOTO) Dy të lënduar nga aksidenti në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Prishtinës, përkatësisht afër Katedrales “Nënë Tereza”.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 15:00 në afërsi të Katedrales, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident  janë  lënduar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

KALLXO.com pak më parë siguroi fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se një veturë është dëmtuar.