FOTO - Dy makina përfshihen në aksident trafiku në hyrje të Lipjanit

Një veturë dhe një kombi-bus janë përfshirë në një aksident trafiku në hyrje të Lipjanit.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com shihet se kombi-busi është rrotulluar, derisa edhe makina tjetër ka dëme materiale.

Në vendin e aksidentit të pranishëm kanë qenë edhe policia si dhe autoambulanca e Qendrës Mjekësore në Lipjan.

Derisa, nga policia nuk janë dhënë ende detaje nëse ka persona të lënduar.